Motra e viktimës, Lule Deda. Pamjet News24.
TIRANË– Një aksident me pasojë vdekjen e një shtetasje ka ndodhur me datë 23 shtator në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut”.
Drejtuesi i mjetit ende nuk është identifikuar nga Policia, ndërkohë që familjarët e viktimës kërkojnë drejtësi për ngjarjen.
Ai u largua nga vendngjarja pasi përplasi 54-vjeçaren duke e lënë trupin e saj mes trafikndarëseve.
Motra e 54-vjeçares, Leonora Dedaj i bën thirrje autorit të aksidentit që të vetëdorëzohet pasi ka marre jetën e një njeriu dhe e ka lënë në rrugë.
54-vjeçarja Lule Deda u gjet e pajetë në hapësirën ndërmjet trafikndarëseve në aksin rrugor Tiranë-Lezhë.
Ajo ishte përplasur nga mjetet që kalojnë në këtë aks drejtuesi i së cilës nuk ndaloi pas ngjarjes.
Policia ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë në këtë rrugë me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

