TIRANË– Një icident i ka ndodhur në hyrje të Parlamentit, Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ku është rrëzuar.
Siç duket nga pamjet e siguruara nga Dosja, ministrja Balluku ka pasuar një incident me takën dhe ka përfunduar në tokë, ndërkohë që e gjithë skena është dëshmuar nga gazetarët dhe kolegët e tjerë, që nuk kanë kursyer të qeshurat.
Këtë moment ministrja Balluku është përpjekur ta kalojë me sportivitet, ndërsa deputetët që ndodheshin me të pasi qeshën me situatën u kthyen ta ndihmonin.
Madje në një moment, ministrja e Turizimit, Mirela Kumbaro, i thotë: Hajde çohu! Ndërkohë që Balluku çohet me kujdes duke u kontrolluar a ka pësuar ndonjë lëndim.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

