
Foto ilustruese
DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme një 63-vjeçar pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Policia njofton se është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin A. Sh., 63-vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."