Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi.
TIRANË– Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Bushi, u pyet ditën e sotme nga Prokurorët e SPAK për gati 1 orë e 45 minuta. Bushi ka dhënë sqarime për një hetim të nisur nga prokurorja e posaçme, Manjola Kajana pas kallëzimit të shtetasit Muharrem Hoçja se Bushi dhe inspektoriati i Bashkisë ndërtimore të Krujës i kanë vendosur 3 gjoba me shumë totale 35 milionë lekë për ndërtim pa leje.
Bushi është paraqitur si person që ka dijeni, për të dhënë sqarime rreth këtij kallëzimeve. Në përfundim të dëshmisë së tij, në një deklarimin të shkurtër për mediat Bushi tha se nuk kishte asnjë gjë serioze në marrjen e tij në pyetje.
Ai nuk bëri asnjë koment për pyetjen e mediave nëse ai është konfirmuar si kandidat i PS për zgjedhjet e 14 majit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

