
TIRANË– Kryetari i Bashkisë Krujë, Artur Bushi, u pyet ditën e sotme nga Prokurorët e SPAK për gati 1 orë e 45 minuta.
Në përfundim të dëshmisë së tij, në një deklarimin të shkurtër për mediat Bushi tha se nuk kishte asnjë gjë serioze në marrjen e tij në pyetje.
Ai nuk bëri asnjë koment për pyetjen e mediave nëse ai është konfirmuar si kandidat i PS për zgjedhjet e 14 majit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."