SHKODËR- Janë zbardhur emrat e 2 vëllezërve të cilët qëlluan me armë mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një 60-vjeçari në Shkodër.
Burime për Kruja.info, bëjnë me dije se 2 vëllezërit e shpallur në kërkim janë Pashk dhe Ndok Arraj, banues në Dukagjin i Ri në Krujë.
Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se mbrëmjen e sotme rreth orës 19:05 në fshatin Kasnec të njësisë administrative Pul, dy vëllezërit kanë shkuar në banesën e 60-vjeçarit me inicialet N. U., duke qëlluar me armë zjarri në oborrin e banesës së tij.
Menjëherë pas njoftimit për këtë rast, në vendin e ngjarjes ka mbërritur Policia dhe grupi i ekspertëve, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

