
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
SHKODËR- Një 60-vjeçar është kërcënuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në banesën e tij në Shkodër.
Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se mbrëmjen e sotme rreth orës 19:05 në fshatin Kasnec të njësisë administrative Pul, dy vëllezër me inicialet P. A., 54-vjeç dhe N. A., 46-vjeç me banim në fshatin Dukagjin i Ri, Krujë kanë shkuar në banesën e 60-vjeçarit me inicialet N. U., duke qëlluar me armë zjarri në oborrin e banesës së tij.
Menjëherë pas njoftimit për këtë rast, në vendin e ngjarjes ka mbërritur Policia dhe grupi i ekspertëve, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."