TIRANË– Zëvendës ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Agron Tare është liruar nga detyra.
Tare është shkarkuar me propozim të Këshillit të Ministrave ndërkohë që ende nuk dihen arsyet.
V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Z. Agron Tare, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. K R Y E M I N I S T R I. EDI RAMA
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

