
KRUJË– 96% përqind e qytetarëve mendojnë që protestat për rritjen e çmimeve duhet të ishin zhvilluar edhe në Krujë.
Ky është rezultati i sondazhit të parë të realizuar nga Kruja.info, pas protestave të mëdha që përfshinë të gjithë vendin.
Në sondazh votuan 61 persona, ku 58 prej tyre ose 96% votuan “po” për pyetjen “Rritja e çmimeve ka shkaktuar revolta në të gjithë Shqipërinë, a mendoni që protestat duhet të realizohen edhe në Krujë?”, ndërsa 5% ose ndryshe 3 prej tyre votuan “jo”.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."