Klodjan Keqi.
KRUJË– Policia vazhdon të kërkojë autorin e vrasjes së 55-vjeçarit Luan Hushi.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme (10 gusht 2022) rreth orës 09:45, në fshatin Zgërdhesh, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Luan Hushi rreth 55-vjeç, është plagosur me armë zjarri nga shtetasi Klodjan Keqi i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.
Shërbime të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur kapjen e autorit. Por kjo nuk është hera e parë që emri i tij lidhet me një vepër kriminale, pasi Klodjan Keqi edhe në vitin 2010 ka tentuar të vrasë një tjetër person.
Së bashku me vëllanë e tij, Jetmir Keqi kanë tentuar të vrasin me armë zjarri automatike për motive të dobëta, Mustafa Dacin. Familjet kishin konflikte.
Në atë kohë, Klodjan Keqi u arratis së bashku me armën e krimit. Ngjarja ndodhi pranë një karburanti në rrugën kryesore Fushe Krujë – Krujë.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

