
TIRANË– I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj pas deklaratës së kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili sot në mëngjes, postoi një foto ku pretendonte të Tiranës 1980 dhe asaj të 2021.
Në reagimin e tij Veliaj e ka thumbuar Metën duke i kujtuar kohën kur ishte Kryeministër. Veliaj thotë se fotoja e publikuar nga Meta nuk ka asnjë lidhje me Tiranën e vitit 2021 sepse aplikacioni i “il Meteo” e nxjerr ajrin e Tiranës sot shumë më të pastër.
“Të kesh nostalgji për Tiranën, kur ishte qyteti i fuksave të sigurimit, është e drejta jote. Por siç të mirëpriti ty, ka mirëpritur dhe 1 milionë të tjerë! p.s. Foto e Tiranës 1999 kur ishe KM me Sharrën tym e flakë e gëlqeret e Krujës si vello. S’ke asnjë ndërtesë 2021 në foto!”, shkruan Veliaj.
“Koha për t’u zgjuar që Tirana të çlirohet dhe të marrë frymë përsëri!”, shkroi Meta.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."