KRUJË– Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Zgërdhesh të Krujës.
Sipas burimeve për AbcNews, mësohet se konflikti ka ndodhur për një parcelë me ullinj.
Policia se tha se i plagosur ka mbetur Luan Hushi, rreth 55-vjeç, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori i plagosjes është shpallur në kërkim nga Policia e Krujës.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

