
Foto nga vendi i ngjarjes. Pamjet Ballkanweb.
KRUJË– Ka ndërruar jetë 55-vjeçari Luan Hushi i cili u qëllua ditën e sotme me armë zjarri.
Mësohet se Hushi ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. Pas një konflikti në një zonë të pyllëzuar, K.Q plagosi me armë zjarri kallashnikov 55-vjeçarin, i cili mori plagë në bark.
Autori i dyshuar u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.
Mësohet se shkak i sherrit ka qenë konflikti për një sipërfaqe me ullinj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45 të ditës së sotme, 10 gusht.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."