KRUJË– Një 30-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Krujë, pasi ka plagosur me thikë një 36-vjeçar.
Policia njofton se kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim Dritan Kabili, 30-vjeç, banues në Krujë, pasi më datë 28.05.2022, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin R. F., 36-vjeç, banues në Krujë.
Po nga këto shërbime u arrestua në flagrancë shtetasi Y. K., 31 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me fjalë kushëririn dhe kunatën e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

