
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
KRUJË– Policia e Krujës ka finalizuar ditën e sotme operacionin e koduar policor “Luzi 2”, në kuadër të të cilit u arrestua një 20-vjeçar.
Policia njofton se bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Luzi 2”.
Gjatë këtij operacioni, në fshatin Luz, Fushë-Krujë, u bë e mundur kapja dhe arestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 20-vjeç, banues në Kukës.
Në automjetin që po drejtonte ky shtetas ishin pasagjerë 2 emigrantë të paligjshëm, të cilët 20-vjeçari po i ndihmonte, kundrejt fitimit, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."