 
                Foto ilustruese. Pamjet arkivë.
KRUJË– Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Krujës.
Policia njofton se ndaluan shtetasin në kërkim Artan Muçaj, 30-vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, me vendimin e datës 28.06.2022, ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."


 Kruja.info
                    Kruja.info                 
         
        