
Foto ilustruese nga arkiva.
SHIJAK– Një 32-vjeçar ka denoncuar ditën e djeshme në Polici vjedhjen e makinës nga persona ende të paidentifikuar.
Policia njofton se në Komisariatin e Policisë Shijak, ka kallëzuar shtetasi D. V., 32-vjeç, banues në Krujë, se në një gomisteri, në autostradën Tiranë-Durrës, 2 persona, ende të paidentifikuar, i kanë marrë me dhunë, automjetin e tij tip “BMW”, dhe janë larguar.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."