Spitali i Krujës. Foto arkivë
KRUJË– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Fushë-Krujë, ku një 32-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Sipas burimeve për Kruja.info, shoferi i mjetit është identifikuar si shtetasi Alfred Shara.
Ky shtetas duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

