
Foto ilustruese. Pamjet arkivë.
KRUJË– Një aksident me pasojë plagosjen e një shtetasi ka ndodhur ditën e sotme në njësinë administrative Fushë-Krujë.
Policia njofton se rreth orës 11:20, në Fushë-Krujë, shtetasi me iniciale A. Sh., 32-vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."