Dhuna e ushtruar në Fushë-Krujë. Pamjet JOQ.
KRUJË– Një skenë dhune është filmuar ditën e sotme në Fushë-Krujë nga qytetarët.
Në videon e publikuar nga JOQ, shihet se si një burrë ende i paidentifikuar ka dhunuar një grua në rrugë dhe më pas e ka marrë zvarrë mbi një karrocë të sajuar.
Pamjet tregojnë edhe momentin kur burri godet gruan në kokë.
Në vijim mesazhi i qytetarit:
Pershendetje Joq, shikoni si e merr zvarre burri gruan dhe e dhunon ne Fushe-Kruje. Flm.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

