TIRANË – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka njoftuar sot ndryshime të reja në strukturat drejtuese të uniformave Blu.
Nano ka njoftuar se është shkarkuar nga detyra drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj. Tashmë Vocaj është emëruar zv.drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në vend të Albert Dervishajt.
Sipas asaj që është transmetuar në medie, Vocajn e ka zëvëndësuar Neritan Nallbati. Nallbati më parë ka qenë drejtor i Policisë së Durrësit.
Mendohet se vendimi ka ardhur si pasojë e atentatave të ndodhura në vend kohët e fundit, konkretisht në Fushë-Krujë dhe Laç ku ka pasur përplasje të ashpra mes bandave kriminale dhe ngjarjet ende nuk janë zbardhur.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."