KRUJË– Një 44-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Krujës pasi ishte i shpallur në kërkim.
Policia thotë se ka arrestuar shtetasin me iniciale A. Rr., 44-vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Arrestimi i 44-vjeçarit u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."