Mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve me 6 korrik 2022.
TIRANË– Komiteti Teknik i Ekspertëve po zhvillon një mbledhje ditën e sotme në lidhje me situatën e koronavirusit në vend.
Referuar bilancit ditor të ditës së djeshme të bërë nga Ministria e Shëndetësisë, përveç Tiranës, përhapja e rasteve të reja përkonte në zonat bregdetare, më së shumti në Vlorë për t’u ndjekur nga Shkodra e Durrësi, ndërkohë që në Krujë u regjistruan 17 raste të reja.
Eugena Tomini, drejtoreshë e ISHP-së, gjatë një deklarate për mediat tha se janë rritur rastet e reja me COVID dhe se duhet bërë doza e 3 dhe e 4 e vaksinës.
‘Prej dy javësh ka një trend në rritje të rasteve të konfirmuara pozitive. Ky trend po pasqyrohet me rritjen e përqindjes së pozitivitetit dhe të shtrimit të pacientëve. Ka pësuar rritje nga gatit 4-5 muajt pararendëse. Për sa i përket bashkive në 90% kemi raste aktive dhe aktualisht popullata shqiptarë duhet të vaksinohet me dozë të 3 dhe të 4. COVID ka treguar se nuk ka një sezonalitet dhe është i pranishëm gjatë të gjitha muajve të vitit.’- tha Tomini.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

