
KRUJË– Janë përfshirë nga flakët një sipërfaqe e madhe pyje e shkurre në Krastë të Krujës.
“BalkanWeb” bën të ditur se zjarri deri tani ka shkrumbuar mbi 10 hektarë pyje dhe vijon të avancojë duke u përhapur me shpejtësi.
Zjarri sipas zjarrfikësve është i qëllimshëm pasi janë disa vatra.
Dy grupe të forcave zjarrfikëse të Krujës janë në vend duke u përpjekur të lokalizojnë flakët, por kjo është mjaft e vështirë për shkak të terrenit dhe mungesës së rrugës.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."