
KRUJË– Ka përfunduar procesi i votimit në NjA të Thumanës në të 18 qendrat e votimit.
Artur Bushi ka fituar me 68.57% ose 3715 vota, ndërsa Agron Loka ka marrë 31.43% ose 1703 vota.
Edhe në Fushë-Krujë procesi i numërimit të votave është drejt përfundimit, ku ka mbetur vetëm një qendër votimi pa përfunduar nga 30 që janë në total.
Edhe aty Bushi ka marrë 63.88% ose 6226 vota, ndërsa Agron Loka ka marrë 36%.12 ose 3521 vota.
Votimi ende nuk ka nisur për Bubqin, Niklën dhe Cudhinin.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."