
KRUJË– Është drejt përfundimit numërimi i votave në Krujë, ku janë numëruar 16 qendra votimi nga 17 në total.
Ndryshe nga herët e tjera, Artur Bushi ka marrë 62.22% ose 3426 vota, ndërsa kandidati i koalicionit BF ka marrë 37.78% ose 2080 vota.
Bushi nuk ka fituar vetëm në NjA të Krujës por edhe në atë të Fushë-Krujës dhe Kodër Thumanës.
Nga hapja e kutive të para ka rezultuar se Bushi ka epërsi edhe në Nikël, ndërkohë që në Bubq dhe Cudhi nuk ka filluar numërimi akoma.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."