KRUJË– Pas disa diteve pushim, skuadra e Kastriotit në kuadër të turit te pare te kupes se Shqiperise do te perballet kunder Vores se kategorie se dyte.
Ndeshja e pare do te zhvillohet neser ne oren 16 :00, ne stadiumin Redi Maloku te qytetit te Fushe Krujes.
Ndeshja ndaj Vores per kupe, per formacionin krutan vjen pas disa paraqitjeve dinjtoze per kampionat, ku me shume spikati fitorja e arritur ne transferte ndaj Kukesit ne “Kukes Arena”.
Me shume se nje ndeshje e kupe, ajo qe dhemb me shume eshte mos zhvillimi prej me se kater vitesh te ndeshjeve para sportdashesve te saje. Ketij realiteti te dhimbshem i shtohet udhetimi i sportdashesve te saje nga Kruja deri ne Kamez per te perkrahur skuadren e tyre te zemres.
Duke marre shkas nga eksperienca e viteve me pare, ka te ngjare se ndeshjen e sotme ndaj Vores, trajneri Cela mund te hedh ne fushen e lojes formacionin e dyte, si e vetmja alternative per te aktivizuar ato futbolliste qe kane luajtur pak minuta ne ndeshjet e kampionatit.
Para pak castesh u zhvillua ndeshja e pare ne kuadrin e turit te pare te kupes se Shqiperise. Ne Lezhe Beslidhja, mundet nga Apolonia 0-1.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

