Sot pasdite në orën 15:00, skuadra e Kastriotit, do të zbresë në fushën e lojës, për të diskutuar ndeshjen e javës së shtatë, të kampionatit “Abisnet Superiore”.
Përballë të besuarve të Celës do të jetë skuadra e Teutës së Durrësit, që aktualisht pozicionohet e funndit në rënditje me katër pikë. Diferenca prej dy pikësh me skuadrën e Kastriotit që rënditet i shtati me gjashtë pike e bën sfidën shumë intresante.
Pika e marrë në transfertë një javë më parë ndaj Egnatias, ka ndikuar dukshëm atmosferën në rradhët e skuadrës krutane. Një lajm pozitiv për të besuarit të Celës, është përmisimi i gjëndjes shëndetsore e shkodranit, Edon Hasanit, Dëmtimi i marrë të marrë disa ditë më parë në ndeshjen e transfertën e Rrogozhinës, tashmë i përket së shkuarës.
Marrja e tre pikëve ndaj riavlit, mbetet objektivi primarë për skuadrën krutane. Klima optimiste që ekzston në rradhët e skuadrës,është një armë plus për krutanët që kërkojnë të marrin tri pikët e para në fushën e tyre.
Formacioni i mundeshem:
Sali, Kodra, Stojanovic, A. Selmani, Rami, Mehmeti, Karakaci, J.Cela, Zogaj, Ajazi, Greca.
Trajner: E. Cela
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

