KS Kastrioti. Foto arkivë.
Në kuadrin e turit të dytë për kupën e Shqipërisë, Kastrioti ka mposhtur në shpi Dinamon me rezultatin 3-1.
Pas dy humbjeve të pësuar në kampionat, fitorja e djeshme ka ardhur në kohën dhe momentin e duhur, ku në prag është ndeshja delikate me Partizanin që do të zhvillohet në fundjavë në Kamëz.
Ndeshja e zhvilluar në kryqytet ka nisur mjaft mirë për skuadrën kryeqytetase e cila ka gjetur rrugën e rrjetës qysh në minutën e katër, me anë të Danajt. Avantazhi i vendasve ka zgjatur shumë pak, Hasani në të 13′, për ngjyrat e krutanëve ka barazuar shifrat në 1-1.
Dy golat e tjerë të skuadrës krutane janë shënuar në pjesën e dytë të ndeshjes Zogaj në të 50′ dhe Arapi në të 90′. Në përgjithësi ndeshja ka qenë e eikulibruar e shoqëruar me raste shënimi nga të dy skuadrat.
Me fitoren e arritur në ndeshjen e parë, në tansfertë, skuadra krutane është më pranë kualifikimit. Nëse skuadra krutane kalon me sukses ndeshjen e dytë, në bazë formulës, do të ndeshet me me fitusen e ciftit, Lushnja – Tirana.
Në ndeshejn e parë e zhvilluarnë Lushnje, bardheblutë kanë fituar me rezultatin 3-0. Nisur nga shifrat e fiksuar në ndeshjen e parë, ka pak gjasa që Lushnja të kërkoj përmbysjen e rezultatit. Fitorja ndaj dinamovitëve, vjen pas 30 ditësh mungesë.
Fitorja e fundit të krutanëve është ajo muajit kaluar për kampionat, ndaj Vllaznisë me rezultatin 1-0, me gol të Silvio Zogajt në minutën e 66′
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

