Me ndeshjen e zhvilluar ditën e shtunë, në stadiumin e Kamzës, ndaj Lacit, e fituar nga këto të fundit me rezultattin minimal 1-0, mbyllet faza e parë e kampionatit të “Abisnet Superiore”.
Në përfundim të fazës së parë, skuadra e drejtuar nga Emiljano Cela, u pozicionua në vëndin e tetë me dhjetë pikë,( 2 fitore, 3 barazime dhe katër humbje, me goleverazh 4-6).
Nga rezultatet pozitive të arritura javët e fundit, në ndeshjen e fundit ndaj fqinjëve lacian, pritej një skuadër më aktive, ku marrja e tri pikëve nuk vihej në diskutim, por në realitet ndodhi ndryshe, miqtë ndëshkojnë me të vetmin gol të shënuar në minutën e 16′, nga Serxhio Ujka, shuan cdo iluzion të krutanëve për të marrë rezultatin pozitiv.
Pas përfundimit të ndeshjes, numri një i pankinës krutane, Emiljano Cela, në konferencën për shtyp, mes të tjerash do të shprehej “Ajo që më pëlqeu është se skuadra kishte shpirt gare, por në drejtimet e tjera kemi patur probleme, sepse ne kishim dhe dy mungesa të rëndësishme. Goli i pësuar në 20′ e para na dëmtoi. Nuk e kuptoj se pse futbollistët e ndjejnë inferrioritetin, pasi jemi një skuadër jo vetëm që prodhojmë lojë por dhe rezultate. Pavarësisht se humbëm, ne jemi një skuadër më i mirë se kundërshtari i sotëm. Në pjesën e dytë të ndeshjes skuadra u përmisua në lojën e sajë, por pa ndrshuar asgjë në tabelën e rezultatit”.
Këtë javë startojnë ndeshjet e fazës së dytë. Në bazë të kalendarit, skuadra krutane do të presë në fushën e Kamzës, Bylisin e Ballshit, një kundërshtar i respektueshëm që i hap punë çdo kundërshtari.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

