Pamjet gjatë ndeshjes.
Kastrioti – Teuta 2-1
Shënues: Karakaci 27, Gabriel Morbek 45 + 1/ Karabeci 13′
Skuadra e Kastriotit, ka arritur një fitore të rëndësishme, duke mundur para sportdashësve të sajë, rivalen per mbijetesë, Teutën e Durrësit me rezultatin 2-1.
Duke ju referuar satistikave, fitorja e arritur ndaj durrsakëve është para, që arrihet në ndeshjet e zhvilluar në fushën e sajë. Me këtë fitore skuadra krutane, renditet e shtata në rënditje, me pikë të barabarta me Egnatian, që falë goleverezhit të mirë ndodhet vvëndin e gjashtë.
Ndeshja nis me ritëm nga të dy skuadrat, të cilët i afrohen portat respektive. Miqtë me antë Karabecit, falë një goditje nga distanca 20m , nga krahu i majt i sulmit durrsak, befason portierin krutan dhe 0-1. Pas shënimit të golit të miqëve, vëndasit e përqëndrojnë lojën në gjysëm fushën mike, falë disa zbritjeve, në të 27′ vjen dhe goli i barazimit, që ka për autorë Karakaci.
Goditja e tij perfekte nga distanca 20m ballore me portën, barazon shifrat 1-1. Shënimi i golit i jep krah skuadrës vëndase e cila shton akoma më tej presionin drejt portës mike Vendasit kanë dhe një rast të pastër me anë të Zogajt dhe pse përballë portierit mik, nuk është në gjëndje të finalizoj.
Në fund të pjesës së parë, vendasit shënojnë dhe golin e dytë me 11m me autor Gabriel Morbek. Pjesa e dytë e ndeshjes nisi me epërsi të skuadrës durrsake dhe pse i afrohen disa herë portës së Salit, por pa sukses.
Me kalimin e minutave loja e skuadrës krutane, shnon rritje në të gjithë treguesit në lojën e sajë, por gola nuk ka më. Përfundmisht skuadra krutane fiton me rezultatin 2-1.
Javën e ardhëshme krutanët kanë një transfertë të vështirë, në “Air Albania”, do të ndeshen nda Partizanit kryesues. Takimi tjetër mes Kukësi – Bylis përfundoi me rezultatin 2-0
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

