Zv.trajneri i Kastriotit, Bekim Kuli.
Pas një jave pushim, për shkak të ndërprerjes së kampionatit, skuadra e Kastriotit, ju rikthye përgaditjeve për vazhdimësinë e kampionatit, që do të rinisin muajin e ardhshëm.
Në bazë të kalendarit, për javën e 13 -të, formacioni krutan do të jetë mysafir në kryeqytet, ku do të ndeshet ndaj Tiranës. Seancat stërvitore do të zhvillohen në Kamëz, ku prej kohësh vazhdon të jetë strehëza për skuadrën krutane.
Duke folur për “Kruja.info“, zv.trajneri, Bekim Kuli, thotë se skuadra do t’i nënshtrohet një minifaze përgaditore, ku përparësi do t’i jepen përgaditjes nga ana fizike e ndërthur me ato taktike.
“Pas një jave pushim, skuadra do të rikthehet në fushë për të rinisur përgaditjet për të përballuar vazhdimin e kampionatit. Kjo do të jetë një mikro fazë, ku futbollistët do t’i nënshtrohen përgaditjeve taktiko fizike.”, shprehet shkurt, zv.trajneri i krutanëve, Bekim Kuli.
Ndërkohë në ditët në vazhdim, drejtuesit krutanë do të programojnë dhe zhvillimin e ndonjë ndeshje miqësore. Pas 12 javë, skuadra e Kastriotit është pozicionuar në vendin e gjatë në rënditje, me 15 pikë me tre fitore, tre barazime, gjashtë humbje dhe me golaverazh 9-8.
Në tre fitoret e arritura, ajo që spikat më shumë, është fitorja në transfertë ndaj Kukësit, fitore që erdhi me përmbysje, me gola të shënuar nga Prenkocevic në minutëne 69′ dhe Xhulio Mehmeti në minutën e fundit të ndeshjes.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

