Emiljano Çela.
KRUJË– Trajneri i KS Kastriotit, Emiljano Çela, ka dhënë dorëheqjen sëbashku me zv. trajnerin Bekim Kuli.
Lajmin e bëri të ditur vetë klubi nëpërmjet një njoftimi në “Facebook”, ku bëri të ditur se këto dorëheqje janë të parevokueshme.
Sipas klubit, arsyeja e dorëheqjes është humbja që skuadra ka pasur përballë Tiranës.
Momentalisht drejtimin e klubit e ka marrë Shkëlzen Rustami, i cili është rikthyer pas afro një viti.
Rustami do të mbajë postin e zëvendës trajnerit, por deri në emërimin e trajnerit të ri do të drejtojë edhe skuadrën si trajner i parë.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

