 
                Foto ilustruese.
KRUJË– Një makinë është përfshirë nga flakët ditën e djeshme në Krujë.
Burime për Kruja.info bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Mafsheq në Malësinë e Krujës.
Ende nuk dihet nëse është zjarrvënie e qëllimshme apo defekt teknik ndërkohë që të njëjtat burime konfirmojnë se makina është në pronësi të shtetasit me iniciale SH.K..
Nga Policia ende nuk ka pasur asnjë reagim.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."


 Kruja.info
                    Kruja.info                 
         
        