Skip to content
28 Shtator, 2023
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
Kruja.info

Kruja.info

Mëso çfarë po ndodh rreth teje!

Thënie

"Media është entiteti më i fuqishëm në tokë. Ato kanë fuqinë për të bërë fajtor të pafajshmit dhe për t'i bërë fajtorët të pafajshëm." - Malcolm X (1925-1965)

Kategoritë

Rreth qytetit

  • English Guide
  • Infopoint Maps
  • Kultura
  • Outdoor Activities
  • Pozita gjeografike
  • Sport
  • Transporti

Njoftimet në kohë reale!

Kliko këtu për të marrë njoftimet falas!

Na ndiqni në rrjetet sociale

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
  • Kreu
  • Krujë
    • Lajme
  • Turizëm
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulturë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Të tjera
    • Opinione
    • Teknologji
    • Shëndet
    • Kuriozitete
    • Gazmore
Kliko
  • Home
  • Shqipëria
  • “Aty për ju“/ Lancohet fushata studentore që ka në fokus gratë kryefamiljare. Të pranishëm aktivistë dhe personazhe të njohur

  • Aktualitet
  • Shqipëria
  • Sociale

“Aty për ju“/ Lancohet fushata studentore që ka në fokus gratë kryefamiljare. Të pranishëm aktivistë dhe personazhe të njohur

Xhesjon Zogu 9 muaj ago 4 min read

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emmy_Flowers (@emmy_flowers_shop)

Më 11 janar 2023, në ambientet e Kolegjit Universitar Bedër, studentët e Masterit Shkencor dhe Profesional të Departamentit të Shkencave të Komunikimit kanë lançuar fushatën studentore nën sloganin “Aty për ju“, dedikuar grave kryefamiljare të cilat janë në kushte të vështira ekonomike dhe të papuna.

https://kruja.info/wp-content/uploads/2023/04/Reklamo-biznesin-te-Kruja.info-2-1.webm

Gjatë analizës së situatës, është identifikuar se gratë kryefamiljare kanë problematika dhe nevoja të ndryshme.  Studentët deri më tani kanë arritur të identifikojnë familjet e para të cilat do t’i vijnë në ndihmë duke i siguruar punë grave kryefamiljare apo dhe kurse profesionale, ndërsa për fëmijët e këtyre familjeve është planifikuar të mundësohen kurse profesionale, kurse gjuhe, trajnime apo dhe punë për individët mbi 18-vjeç.

Pjesëmarrës në çeljen e fushatës kanë qenë sipërmarrës, gazetarë, aktivistë, persona publikë të cilët janë shprehur të hapur për t’i mbështetur studentët në nismën e tyre, si dhe përfaqësues të universitetit, studentë, pedagogë etj.

Një mbështetje të madhe fushata “Aty për ju” po e merr nga Ambasadorët e shumtë që i janë bashkuar kësaj nisme, midis së cilëve gjenden emrat më të spikatur që vijnë nga fushat e sipërmarrjes, gazetarisë, aktivistë, profesionistë të njohur, etj.

Me fokus nevojat e këtyre grave kryefamiljare, ambasadorët e fushatës u shprehën të hapur për të krijuar hapësira punësimi dhe dritare të reja integrimi për nënat pa mbështetje financiare si dhe për të mundësuar ura bashkëpunimi me studentët nismëtarë të kësaj fushate.

Në fjalën e saj përshëndetëse, aktivistja Edlira Çepani njëkohësisht dhe koordinatore kombëtare e rrjetit “Barazia në Vendimmarrje”, përgëzoi studentët për nismën e ndërmarrë dhe tha se se ajo do të jetë krah studentëve për çdo nevojë që ata kanë për të përmushur misionin që ka fushata.

Fushatën e përshëndeti edhe sipërmarrësja Valbona Begolli – përfaqësuese e Dhomës ekonomike të grave sipërmarrëse, e cila pasi përgëzoi studentët për fushatën, tha se bashkëpunimi midis fushatës dhe Dhomës Ekonomike të Gruas nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta do të mundësojë krijimin e hapësirave për të gjetur vende pune, për t’i trajnuar, kualifikuar dhe socializuar gratë kryefamiljare në vshtirësi ekonomike.

Aktivistja dhe njëkohësisht Ambasdorja e fushatës ‘Aty për Ju’ Ina Kollçaku dha lajmin e mirë që aktualisht nëpërmjet aktivitetit të saj, ajo do të mundësojë vënien në dispozicion  të 400 vendeve të punës për fushatën për të punësuar gratë kryefamiljare në nevojë.

Moderatorja dhe gazetarja e njohur Odeta Dume  në fjalën e saj si ambasadore e fushatës falenderoi studnetët për nismën kuptimplotë dhe ofroi mundësinë që fushata të prezantohet në emisionin e saj dhe të njihet nga të gjithë qytetarët si deh premtoi promovimin e saj në hapësira dhe drejtime të ndryshme..

Gjatë analizës së situatës, është identifikuar se gratë kryefamiljare kanë problematika dhe nevoja të ndryshme.  Studentët deri më tani kanë arritur të identifikojnë familjet e para të cilave do tu vijnë në ndihmë, duke u siguruar punë grave kryefamiljare apo dhe kurse profesionale, ndërsa për fëmijët e këtyre familjeve është planifikuar tu mundësohet shkollimi trajnimi, edhe punësimi sipas nevojave.

Të pyetur lidhur me suksesin që pritet nga kjo fushatë, studentët e Shkencave të Komunikimit kanë pohuar se arritja më e madhe do të ishte lidhja e kontratave të punës, sigurimi i kurseve profesionale apo dhe marrëveshje me organizata e biznese për t’i mbështetur edhe në forma të tjera gratë kryefamiljare dhe fëmijët e tyre.

Historitë personale të familjeve që identifikohen nga studentët do të bëhet të njohura për publikun përmes faqeve të fushatës në rrjetet sociale Instagram, Facebook, Linkedin dhe TikTok, ku kushdo mund të informohet lidhur me aktivitetet e fushatës dhe të kontribuojë për të shpërndarë sa më shumë informacionin duke u bërë kështu kontribues dhe mbështetës të kësaj nisme.

Ndërmarrja e fushatave të ndryshme me tematika që lidhen me ndërgjegjësimin dhe ndihmën e grupeve të ndryshme në nevojë është bërë një traditë shumëvjeçare dhe mjaft e suksesshme për studentët e masterit shkencor dhe profesional pranë Departamentit të Shkencave të Komunikimit të realizuara në kuadër të lëndës “Konceptim dhe menaxhim fushatash” që drejtohet nga pedagogia Edlira Mali.

/Kruja.info/

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

Tags: Aty për ju

Continue Reading

Previous: I FUNDIT/ Qëllohet me armë 28-vjeçari në Durrës
Next: I FUNDIT/ I shpallur në kërkim, arrestohet 37-vjeçari nga Fushë-Kruja

Të tjera

I FUNDIT/ Nga Kruja në Mat për të mbjellë kanabis, arrestohet 44-vjeçari
1 min read
  • Aktualitet
  • Kreu
  • Kronikë
  • Shqipëria

I FUNDIT/ Nga Kruja në Mat për të mbjellë kanabis, arrestohet 44-vjeçari

Heqja e materialeve propagandistike për fushatë, KQZ gjobit Policinë Bashkiake në Krujë
2 min read
  • Aktualitet
  • Kreu
  • Krujë
  • Lajme
  • Politikë
  • Shqipëria

Heqja e materialeve propagandistike për fushatë, KQZ gjobit Policinë Bashkiake në Krujë

6 maji, datëlindja e Gjergj Kastriot Skënderbeut
2 min read
  • Aktualitet
  • Shqipëria
  • Sociale

6 maji, datëlindja e Gjergj Kastriot Skënderbeut

Moti

Shtator 2023
H M M E P S D
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  
« Kor    

Rreth nesh

Kruja.info është platforma e vetme lokale për zonën e Krujës dhe rrethinat e saj. Kjo platformë synon të informojë publikun; të promovojë të rinjt vendet dhe objektet e kultit; të nxisi dhe të jetë zëri i qytetarëve; të jetë një dritare për qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre, nëpërmjet gazetarisë qytetare. Po ashtu, ne sjellim disa rubrika për mbështetjen e bizneseve apo në fushën e “Real Estate”. Motoja jonë: “Mëso çfarë ndodh rreth teje”.

Faqe

  • Cookie policy
  • Dhuro
  • Puno me ne

Kontakt

E-mail: zoguual@zoguu.al

Adresa: Don Bosko, Tiranë

Search

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
NIPT: M24822202A - © Zogu Group 2022 | Developed & Designed by ZoguTech