
Sot pasdite skuadra e drejtuar nga Fatmir Sala, ka fituar ndaj Gramshit me rezultatin minimal 2-1.
Një fitore e arritur në kohën e duhur. Barazmi i arritur disa ditë më parë, me rezultatin 1-1, në stadiumin Redi Maloku, ndaj Valbonës, zhgënjeu pa masë sportdashsit e Ilirisë.
Në ndeshjen e sotme skuadra e Salës, ka qenë në lartësinë e duhur duke krijuar disa raste për shënim. Si rezultat i kësaj loje, erdhi dhe shënimi i dy golave, që mbajnë firmat e Allamanit dhe Dumoje.
Me këtë fitore skuadra e Ilirisë ka grumbulluar 7 pikë. Në bazë të kalendarit këtë javë skuadra fushë krujase do të ketë pushim dhe ajvën e ardhëshëme do të presë në fushën e sajë Naftëtarin e Kucovës.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."