Sot me disa ndeshje të zhvilluara, startoi kampionati i kategorisë së dytë.
Skuadra e Ilirisë ka mundur në kuadrin e javës së parë, Adën e Velipojës, me rezultatin 2-1.
Golat për skuadrën e Ilirisë u shënuan nga Hasanaj dhe Xhymerti, përkatësisht në minutat 24 dhe 64.
Për miqtë ka menduar Leceja në të 69′, jo vetëm që ka shkurtuar diferencën e golave por dhe ka vulosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Javën e ardhshme, Iliria do të ndeshet në Librazhd, ndaj Sopotit vëndas.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

