KRUJË- Policia e Krujës ka arrestuar ditën e sotme një 51-vjeçar të shpallur në kërkim për dhunë në familje.
Policia ka arrestuar shtetasin S. Ç., 51-vjeç, banues në fshatin Verjon, Krujë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

