PRISHTINË– Një efektiv policie është qëlluar për vdekje në orët e vona të mbrëmjen së djeshme në fshatin Zllatar në Prishtinë.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në orën 23:50, dhe një zyrtar policor i gjinisë mashkullore ka mbetur i vdekur pasi që është qëlluar me armë zjarri aksidentalisht gjatë një ndeje nga i dyshuari.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKUK-së, derisa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Prokuroria dhe njësitet përkatëse policore.
I dyshuari është arrestuar dhe Prokuroria e Shtetit ka autorizuar Inspektoratin Policor të Kosovës që të merret me rastin.
“Fsh. Zllatar, Prishtinë, 18.02.2022-23:50. Një zyrtar policor, mashkull kosovar, ka vdekur pasi që është qëlluar me armë zjarri aksidentalisht nga i dyshuari mashkull kosovar gjatë një ndeje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Prokurori i shtetit ka autorizuar IPK-në që të merren të gjitha veprimet lidhur me rastin. I dyshuari është arrestuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

