
Foto ilustruese, montazh
VLORË– Dy persona kanë ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Borsh pasi shtëpia e tyre u përfshi nga flakët e zjarrit.
Sipas Policisë, rreth orës 09:45 në fshatin Borsh, Himarë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Rr. C., ku si pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Rr. C., 83-vjeç dhe bashkeshortja e tij, shtetasia S. C., 71-vjeçe.
Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndij elektrike. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."