Foto ilustruese.
KRUJË– Një tjetër aksident ka ndodhur ditën e sotme në Krujë, ku 3 makina janë përplasur me njëra-tjetrën në Luz.
Sipas burimeve për Kruja.info, në aksident janë përfshirë një makinë tip “Golf” dhe dy “Benza”.
Ende nuk dihet nëse ka viktima apo persona të lënduar, ndërkohë që nga ana e Policisë nuk ka pasur asnjë reagim.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

