TIRANË– Dy lëkundje tërmeti kanë tronditur Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Lëkundja me magnitudë 4.4 gradë të shkallës Rihter ishte me epiqendër në Elbasan. Më konkretisht nga të dhënat e publikuara, ka prekur fshatin Shalës.
Tërmeti rezulton të ketë qenë me thellësi vetëm 5 kilometra, gjë që ka bërë të ndihet në të gjithë qarkun. Deri më tani, nuk bëhet me dije nëse ka pasur dëme materiale dhe aq në njerëz.
Po ashtu, një tjetër lëkundje është regjistuar në Korçë. Tërmeti me Magnitudë 3.8 i shkallës rihter, thellësia 10 km dhe epiqendër 20 km ne veri te qytetit Korcës.

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

