Foto ilustruese. Arkiv
KRUJË– Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia e Krujës.
Policia bën të ditur se ka arrestuar shtetasin me iniciale A. L., 35-vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

