
Foto ilustruese. Pamjet arkivë.
KRUJË– Policia e Krujës ka arrestuar një 32-vjeçar për posedim të lëndëve narkotike.
Sipas Policisë, është arrestuar në flagrancë shtetasi me iniciale K. L., 32-vjeç, banues në Krujë.
Ky shtetas u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."