TIRANË– Drejtori i Policisë së Lezhës, Oltion Bistri, është emëruar drejtor i forcave operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Burime bëjnë me dije për Fax News se Bistri ka zëvëndësuar në këtë post Bujar Ahmetin, i cili aktualisht është emëruar drejtor në drejtorinë e mbrojtjes së dëshmitarëve.
Aktulisht posti i drejtorit të Lezhës është bosh, pasi askush nuk është emëruar në këtë post. Burime bëjnë me dije se urdhrat nuk kanë dalë ende, por pritet që ditën e sotme çdo gjë të bëhet zyrtare.
Oltion Bistri ka qenë edhe Shefi i Komisariatit të Policisë Nr 2 në Tiranë. Më pas ai u tranferua dhe emërua Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Pas Durrësit, Bistri mori në dorëzim Drejtorinë e Policisë së Lezhës, por tashmë është rikthyer në Tiranë.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

