
ATHINË– Policia greke ka arrestuar një këngëtar shqiptar, Arjan Begaj, me një sasi droge.
Sipas policisë greke, këngëtari shqiptar u kap prej departamentit të anti-drogës së Atikës, së bashku me një shtetas grek me sasinë prej 1 kg kanabis sativa si dhe 50 gramë kokainë.
Gjithashtu policia gjatë kontrollit në banesë i ka sekuestruar 9500 euro cash si dhe një pistoletë dhe 4 fishekë të kalibrit 6.3 mm. Arjan Begaj kishte leje qëndrimi në Greqi dhe u arrestua në zonën Artemidha të Atikës.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."