Foto ilustruese. (Arkiv)
KRUJË– Një 82-vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në një arë, në fshatin Larushk, Fushë-Krujë.
Policia njofton se është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi K. B., 82 vjeç, banues në Barkanesh, Krujë.
Paraprakisht, dyshohet se 82-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Sipas deklarimeve të familjarëve, ky shtetas ishte larguar nga banesa më datë 27.09.2022. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

