
Një lëkundje sizmike është regjistruar ditën e sotme në vendin tonë.
Sipas EMMSC, tërmeti është regjistruar 14 kilometër në Veri Lindje të Tiranës. Magnituta e tij ka qenë 3.5 e shkallës rihter, ndërsa thellësia 10 km nga sipërfaqja e tokës.
Lëkundje janë reportuar që të ndihen edhe në qytetin e Durrësit dhe të Krujës.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."