TIRANË– Shteti gjerman ka vendosur njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ku u shpreh se ky proces kaloi në votim në parlamentin e çdo landi gjerman.
Rama u shpreh gjithashtu se ky është “një konfirmim kuptimplotë i transformimit rrënjësor të sektorit, nga rrumpalla totale e 8 vjetëve më parë, në një sistem me standarde europiane të çertifikuara de facto nga misionet e inspektimit të qeverisë gjermane”.
“LAJM I MIRË
Më në fund, pas kalimit në parlamentin e çdo landi, Bundesrati gjerman votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit, një konfirmim kuptimplotë i transformimit rrënjësor të sektorit, nga rrumpalla totale e 8 vjetëve më parë, në një sistem me standarde europiane të çertifikuara de facto nga misionet e inspektimit të qeverisë gjermane”, shkruan Rama.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

