
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dënuar ditën e sotme me 21 vite burg Izet Haxhiajn, për vrasjen e Azem Hajdarit.
Ai është dënuar nga Gjykata për veprën penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.
Haxhia iu dorëzua katër vitë më parë drejtësisë shqiptare duke ndejtur deri më tani në paraburgim deri në përfundimin e dënimit, periudhë e cila do të llogaritet në periudhën e vuajtjes së dënimit.
“Vendosi:
1.Deklarimin fajtor te te pandehuri Izet I. Haxhia per kryerjen e vepres penale te “Vrasje me paramendim” e kryer ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 78/2 e 25 te K.Penal denimin e tij me 21 (njezet e nje) vite burgjm.
2.Vuajtja e denimit te kryhet ne nje burg te sigurise se zakonse.
3. Ne kohen e vuajtjes se denimit te llogaritet koha e qendrimit te tij ne arrest ne burg si dhe duke vuajtur denimin.
U shpall ne Tirane ne daten 11.02.2022″,- thuhet në njoftim.
Haxhia nuk ishte i pranishëm në sallë, por nëpërmjet një deklarate, ai kërkonte pafajësinë. Haxhia nuk ka bërë kërkesë për gjykim të shkurtuar, për pasojë nuk përfiton ulje me 1/3 të dënimit.
Vrasja e Azem Hajdarit
Azem Hajdari u vra me armë zjarri jashtë godinës së selisë blu, më 12 shtator 1998. Haxhia u arrestua në Turqi në vitin 2006, pasi ishte në listën e të kërkuarve të Interpol Tiranës. Ai kërkoi strehim politik në Turqi, me argumentin se i rrezikohej jeta, por në 2018 Gjykata e Lartë Turke aprovoi ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Që nga 2018 Haxhia nisi betejën me drejtësinë shqiptare, ndërsa seancat ndaj kanë qenë të panumërta deri sot që u mor vendimi nga shkalla e parë e Gjykatës së Tiranës.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."